Laporta, besim te Frenk Rajkard
Presidenti i klubit tė Barcelonės, Joan Laporta, ka shprehur besim tė plotė te aftėsitė e trajnerit tė tij, Frenk Rajkard. Kohėt e fundit, kanė qenė tė shumtė emrat qė janė pėrmendur si zėvendėsuesit e holandezit nė pankinėn katalanase, pas rezultateve jo tė mira. Por, ėshtė pikėrisht presidenti i Barēės, ai qė i hedh serish poshtė tė gjitha zėrat. Skuadra e tij ėshtė rikthyer nė luftėn pėr titull, duke e ngushtuar diferencėn me kreun nė dy pikė, ndėrkohė qė nė Ligėn e Kampioneve ka bėrė gjithashtu njė hap drejt kualifikimit pėr nė fazėn tjetėr, pas fitores nė fushėn e Sėlltikut, nė pėrballjen e parė. “Ėshtė e vėrtetė qė ėshtė pėrfolur shumė njė largim i mundshėm i Frenk Rajkardit, por sinqerisht nuk e kuptoj kėtė. Ne jemi tepėr tė kėnaqur pėr punėn qė po bėn trajneri ynė dhe kemi mjaft besim te ai. Prandaj nuk dėshirojmė aspak qė ai tė largohet, pasi jemi tė bindur qė do ta kishim shumė tė vėshtirė qė tė gjenim zėvendėsuesin e duhur pėr tė. Gjatė gjithė kėsaj kohe, Rajkard ka arritur tė miksojė si duhet, talentin e futbollistėve me eksperiencė, me talentin e futbollistėve tė rinj. Madje, ka lanēuar mė sė miri tė rinjtė e akademisė. Thjesht ka punuar nė mėnyrė tė shkėlqyer. Edhe kėtė sezon i kemi tė gjitha shanset pėr ta pėrfunduar nė mėnyrė tė suksesshme. Nė Spanjė, lufta pėr titull ėshtė plotėsisht e hapur dhe unė jam optimist pėr fitimin e trofeut. Ndėrkohė, edhe nė Ligėn e Kampioneve kemi ecur me ritmin e duhur. Tė gjithė zėrat qė kanė qarkulluar, kanė qenė spekulime dashakeqėse”, – pėrfundoi presidenti i Barcelonės, Joan Laporta, i cili e ka mbėshtetur publikisht trajnerin e tij, edhe nė tė kaluarėn. Nė fakt, njė mbėshtetje e tillė pritet tė shtojė akoma mė shumė qetėsinė brenda grupit tė futbollistėve, tė cilėt kaluan njė situatė tė vėshtirė, pikėrisht prej paqartėsive mbi tė ardhmen.
0 Komente
Postuar me 29 Feb 2008 nga Laabi
Name:
E-mail: (optional)

| Forget Me
Content Management Powered by CuteNews