Samuel Eto'o i gatshem kunder Celtic
Super sulmuesi kamerunas,Samuel Eto’o do tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e parė tė fazės sė dytė tė Ligės sė Kampionėve kundėr kampionit tė Skocisė Celtic. Eto’o, i cili pėsoi njė lėndim tė lehtė nė finalen e Kupės sė Afrikės tė cilėn Kameruni e humbi nga Egjipti me rezultat 1:0 do tė pushojė kėtė javė dhe nuk ėshtė pėrfshirė nė listėn e menaxherit Rijkaard pėr takimin me Real Zaragoza-n. Eto’o pėrfundoi Kupėn e Afrikės si realizuesi mė i mirė i kampionatit me 5 gola.
0 Komente
Postuar me 14 Feb 2008 nga Korab

fcbarcelona-ks.com fcbarcelona-ks.com
Eto : " Drogba do tė na ndihmonte "
Samuel Eto Beson se Drogba po tė vinte nė Barcelonė , do tė bėnte njė gjest shumė tė mirė.Ardhja e tij nuk do tė sillte probleme , thotė ai."Nuk jam 100% i sigurt se qfarė drejtuesit e skuadrės po kėrkojnė , por Drogba do tė ishte njė lojtarė shum i nevojshėm pėr skuadrėn .S`do tė ishte problem po tė vinte ai nė klub , por do tė ishte njė ndihmesė `ekstra` pėr ne.Unė jam njė shok i Drogba-s dhe e di se ai ēdoherė ka dashur tė luante nė Spanjė , apo mė saktė nė Barcelonė
Lexo mė shumė • 0 Komente
Postuar me 14 Feb 2008 nga GraaniT

fcbarcelona-ks.com fcbarcelona-ks.com
Vengeri, ideali pėr Barcelonėn
Arsen Venger mendohet tė jetė i pari nė listėn e kandidatėve tė Barcelonėse pėr tė zėvendėsuar Frenk Rajkardin nė “Camp Nou”. Presidenti i Barēės, Hoan Laporta, dhe zėvendėspresidenti Ferran Soriano, mendohet se kanė vlerėsimin mė tė madh pėr Vengerin dhe na Spanja janė bėrė gjithnjė e mė tė shpeshtė zėrat se dy drejtuesit e klubit katalanas janė tė gatshėm t’i bėjnė njė ofertė tė parefuzueshme francezit, gjithmonė nėse nė fund tė sezonit do tė kenė vendosur qė tė ndėrpresin marrėdhėnien me Rajkardin.
Lexo mė shumė • 0 Komente
Postuar me 14 Feb 2008 nga GraaniT

fcbarcelona-ks.com fcbarcelona-ks.com
Tifozet kontestojne Xhovani dos Santosin

Kampioni 19-vjecar i Barcelones, Xhovani dos Santos, nuk po arrin dot te hyje ne zemrat e tifozeve katalanas. Talenti meksikan, i cili habiti gjithe boten ne boterorin U-17 dhe me pas ne ate U-20, nuk po arrin dot te pranishmit ne “Kamp Nou” me lojen e tij dhe shume here ka marre edhe kontestimin e tyre. Ne ndeshjen e fundit te kampionatit qe Barcelona zhvilloi kunder Rasing Santanderit, Xhiovani u aktivizua qe nga minuta e pare, por sapo ai humbiste topin, nuk nguronin vershellimat drejt tij. Ne mbrojtje te sulmuesit, i cili kerkohet nga Interi, Celsi dhe Reali i Madridit, eshte vene trajneri Frenk Rajkard. “Xhiovani eshte nje profesionist, stervitet mire dhe jep gjithmone maksimumin ne fushen e lojes. Jam shume i sigurt qe do t’i kaloje keto probleme”, u shpreh trajneri holandez i Barcelones
0 Komente
Postuar me 13 Feb 2008 nga GraaniT

fcbarcelona-ks.com fcbarcelona-ks.com
Messi : Argjentinasi konfirmon se dėshiron tė qėndrojė gjatė nė "Kamp Nou"

Lionel Mesi ka mėsuar qė tė sillet si yll edhe jashtė fushės sė lojės. Argjentinasi i talentuar i pėrgjigjet me dėshirė pyetjeve tė gazetarėve qė "i vėrsulen" pėr ta takuar. Nė periferi tė Barcelonės, gjatė prezantimit tė kėpucėve "Adidas F50 Tunit", Leo kalon kohėn, duke bėrė shaka me Saviolėn, Higuain dhe lojtarėt e tjerė tė Primera Division, tė pranishėm nė atė prezantim. Ai nuk ėshtė mė djaloshi i turpshėm i pėrpara njė viti, qė skuqej sa herė i bėheshin pyetje, tashmė e qeshura nuk i hiqet nga fytyra. Mesi ka fituar mė shumė siguri, duke u shndėrruar nė njė kampion tė madh (edhe nga karakteri), i gatshėm qė tė marrė pėr dore Barcelonėn nė tė ardhmen.
Lexo mė shumė • 0 Komente
Postuar me 13 Feb 2008 nga GraaniT

fcbarcelona-ks.com fcbarcelona-ks.com
Barcelona e dėshiron Vengerin

Gazeta sportive spanjolle "El Mundo Deportivo" shkruan se drejtuesit e Barcelonės janė shumė tė interesuar pėr tė sjellė nė skuadrėn e tyre trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger.
Duket se ditėt e Frank Rajkardit nė drejtimin e Barcelonės janė tė numėruara, nėse e lexojmė mes rreshtash deklaratėn e presidentit tė klubit, Zhoan Laporta qė i dha televizionit spanjoll. "Rajkardi ėshtė pjesė e Barcelonės dhe e di se kėtij klubi i nevojiten ndryshimet e nevojshme, me kalimin e kohės", ka thėnė Laporta.
Lexo mė shumė • 0 Komente
Postuar me 13 Feb 2008 nga Korab

fcbarcelona-ks.com fcbarcelona-ks.com
Toure: “Didier Drogba dėshiron tė vijė te Barcelona”
Mesfushori nga Bregu i Fildishtė, Jaja Ture, i cili luan me Barcelonėn ka deklaruar se shoku i tij i kombėtares, sulmuesi Didier Drogba dėshiron tė transferohet te katalanasit. “Unė dhe Didier kemi folur pėr shumė gjėra dhe shumė gjatė, gjatė kohės qė kemi qenė tė grumbulluar me kombėtaren, pėr Kupėn e Afrikės. Ai mė ka shprehur dėshirėn pėr tė luajtur sė bashku me mua te Barcelona. Ka vendosur tė largohet nga Ēelsi, gjithsesi ėshtė njė futbollist qė kushton shumė. Nėse drejtuesit e klubit do tė ishin tė aftė ta blinin, mendoj se do tė ishte shumė i rėndėsishėm nė ekipin tonė”, ka thėnė mesfushori, i cili u transferua gjatė verės sė kaluar te klubi katalanas.
0 Komente
Postuar me 13 Feb 2008 nga Laabi

<< Previous 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Next >>

Content Management Powered by CuteNews