Keita prezentohet si lojtar i Barcelonės

Seydou Keita ėshtė prezentuar sot(tė Enjten) nė kohėn e drekės si lojtar i Barcelonės, dhe ka thėnė qė ėshtė plotėsuar ėndėrra e tij qė tė vijė tek Barēa. "Unė do tė mbroj ngjyrat e klubit me krenari", tha ai.
Dhoma e Paris nė Camp Nou ėshtė vendi ku edhe zyrtarisht Seydou Keita ėshtė prezentuar si lojtar i Barcelonės. Lojtari nga Mali, ka nėnshkruar kontratė me klubin mė 26 Maj. Keita ėshtė shoqėruar nga Presidenti i Klubit, Joan Laporta, nga Drejtori i klubit, Txiki Begiristain dhe nga trajneri Josep Guardiola.

Ėndėrra
Keita tha qė ėshtė shumė i emocionuar qė do tė luaj pėr Barcelonėn." Qė kur isha fėmijė ėndėrra ime ishte qė tė luajė te Barcelona dhe jam shumė i lumtur qė ėndėrra ime ėshtė bėrė realitet", ai shtoi: "Unė do tė mbroj ngjyrat e klubit me krenari".

Njė synim: Fitimi i titujve
Keita ėshtė i vetėdijshėm se sukseset e tij janė sukseset e ekipit: "Mė e rėndėsishmja ėshtė fitimi i titujve. Synimi i vetėm i klubit dhe i imi ėshtė fitimi i titujve. Uroj qė kėtė sezon tė jetė Barēa mė e mirė nė histori dhe tė fitojmė tituj".

Do tė luajė nė anė tė majtė
Josep Guardiola mendon qė ta vendosė Keita'n nė anė tė majtė dhe pėrshkruan lojtarin si "shumė i fortė fizikisht, i mirė nė ajėr dhe shumė i mirė nė gjuajtjet nga ndonjė distancė shumė e madhe". Mė e rėndėsishmja ėshtė qė tė pėrshtatet mirė me klubin dhe unė jam i sigurt qė do ta bėjė kėtė gjė shumė mirė.

Blerje e duhur

Drejtori i klubit, Txiki Begiristain tha: "Keita ėshtė lojtar qė e pėrforcon mesfushėn tonė dhe na ndihmon shumė. Ai mund tė luajė si mesfushor defanziv por gjithashtu ai ėshtė lojtar shumė i kompletuar dhe ne shpresojmė qė do tė kemi fat me tė. Jam i sigurt qė do tė ketė sukses.

Marrėdhėnie tė mira me Sevilla'n

Presidenti i klubit deklaroi qė Keita ishte njė nga objektivat e klubit dhe ne atė e vėzhgonim qe njė kohė tė gjatė. Laporta ka falendėruar tė gjithė ata qė kanė ndihmuar pėr ta transferuar kėtė lojtar dhe thekson qė pėr transferimin e tij mė sė shumti i ka ndihmuar marrėdhėnia e mirė me skuadrėn e tij tė kaluar.

Ende pa numėr

Seydou Keita ėshtė prezentuar me dresin e Barcelonės para fotografėve. Dresa e tij ka pasur emrin e tij por ende nuk ėshtė caktuar numri, Txiki Begiristain tha qė ndonjė lojtar tjetėr mund tė largohet nga klubi ose tė vijė dhe pėr atė ende nuk ėshtė caktuar ndonjė numėr.

Caceres

Ditėn e Premte do tė prezentohet edhe mbrojtėsi nga Uruguaji, Caceres ku do tė flasė rreth largimit nga Villareal dhe nga Recreativo ku ishte i huazuar.
0 Komente
Postuar me 26 Jun 2008 nga Laabi
Name:
E-mail: (optional)

| Forget Me
Content Management Powered by CuteNews