Rijkaard: Humbėm nė pjesėn e dytė
Trajneri i Barcelonės, Frank Rijkaard, ėshtė ndarė i dėshpėruar pas humbjes prej 2-0 tė ekipit tė tij nė fushė tė Deportivos, humbje qė fundos tėrėsisht shpresat e katalanasve pėr tė fituar titullin nė La Liga.
“Ekipi ishte aty por jo edhe paraqitja. Luajtėm mirė nė pjesėn e parė, por nė tė dytėn e ulėm mbrojtjen tonė dhe ata kaluan nė avantazh. Nuk e di ēfarė ndodh, disa ditė mė herėt lojtarėt nuk luajtėn mirė, por sonte po”, ka thėnė Rijkaard pas takimit.
“Ndonjėherė gjėrat nuk shkojnė mirė nė ballė tė golit dhe kur luani me kundėrshtarė tė mirė, kjo e bėn tė vėshtirė. Lojtarėt ishin tė motivuar, por na mungoi diēka nė pjesėn e dytė”, ka shtuar holandezi.
Barcelona mbase ka qenė e shpėrqendruar pėr shkak tė takimit tė radhės, kur lojtarėt e klubit spanjoll udhėtojnė nė Angli pėr t’u pėrballur me Manchester United, nė kuadėr tė ndeshjes sė kthimit gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve.
0 Komente
Postuar me 28 Apr 2008 nga Korab