Murinjo: Tė drejtoj Barēėn? S’i dihet!
Pasi ka konfirmuar se nuk ka firmosur pėr skuadrėn e Interit, Hoze Murinjo, nė njė intrevistė tė dhėnė pėr gazetėn spanjolle “Abc”, ka shprehur dėshirėn e tij pėr tė drejtuar skuadrėn e Barcelonės dhe vetė portugezi e sheh si tė realizueshme dėshirėn e tij. “Barcelona ėshtė njė klub fantastik dhe jam dėfryer shumė atje, ashtu si edhe nė gjashtė ndeshjet qė kam luajtur kundėr tyre, kur unė drejtoja Ēelsin. Nuk e di nėse e ardhmja ime do tė jetė nė pankinėn e Barēės apo kundėr tyre, por asnjėherė nuk i dihet. Mund tė ndodhė gjithēka, por ėshtė ende shumė herėt. Ajo qė kam tė qartė ėshtė se dua tė dėfrehem me Barcelonėn, por pėr tė ardhmen time nuk mund tė them asgjė pėr momentin. Ndoshta nė fund tė sezonit do tė shohim se ēfarė do tė ndodhė”, Ndėr tė tjerash, ish tekniku i Ēelsit deklaroi se do tė donte qė ish skuadra e tij tė fitonte Champions League kėtė sezon, edhe pse e di fare mirė se sa e vėshtirė do tė jetė tė eliminosh Liverpulin. “Rezultati i takimit tė parė e favorizon mė shumė Ēelsin, por takimi i kthimit do tė jetė shumė i vėshtirė. Unė dua qė Ēelsi tė fitojė Champions League dhe tė marrė atė qė nuk mundi tė fitonte me mua. Por, nuk duhet tė harrojmė se Liverpuli, Manēesteri dhe Barēa janė gjithashtu skuadra shumė tė forta dhe qė mund ta fitojnė kėtė kompeticion”.
0 Komente
Postuar me 28 Apr 2008 nga Korab