Rajkard: Mendoj pėr lojtarėt e mi!
Frenk Rajkard ka justifikuar vendimin pėr tė mos grumbulluar disa nga titullarėt e tij nė takimin e sotėm pėrballė Deportivos nė kampionat, duke mohuar se mendja e tij ėshtė pėr takimin e kthimit pėrballė Manēesterit nė “Old Trafford”. “Nuk mendoj pėr klasifikimin, as pėr vendin e dytė dhe as pėr ndeshjen e kthimit nė Champions League, unė mendoj vetėm pėr shėndetin e lojtarėve tė mi. Eto’o dhe Kxavi kanė nevojnė tė pushojnė, ndėrsa Mesi sapo ėshtė rikthyer nga njė dėmtim i rėndė dhe nuk mund tė luajė 90 minuta, edhe pse njerėzit mendojnė ndryshe”
Postuar me 26 Apr 2008 nga Korab
Deportivo - FC Barcelona 26 Prill 2008 / 20:00

Barca do te ndeshet me Deportivon te shtunen ne Riazor mirpo mendjen do ta kete per ndeshjen e te martes dhe per kete shkak jane len jashte lojtart e rendesishem si Xavi,Messi edhe Eto'o,poashtu nuk munden te paraqiten edhe Iniesta e Milito pershkak te kartonave.
Pas ndeshjes se mir ne Ch.L Barca deshiron ta mbaj at dinamik te lojes dhe te triunfoj ne Riazor dhe te pret nje hap fals te Villarealit dhe Real Madridit.
Nuk mund te hidhet posht edhe mundesia e debutimit te portierit Pinto apo edhe kthimi i Oleguer Presas ne 11-startuese.
Statistikat :
09.12.07 Barcelona - D.La Coruna 2 - 1
31.03.07 Barcelona - D.La Coruna 2 - 1
04.03.06 Barcelona - D.La Coruna 3 - 2
06.11.04 Barcelona - D.La Coruna 2 - 1
18.10.03 Barcelona - D.La Coruna 0 - 2
12.04.03 Barcelona - D.La Coruna 2 - 4
16.02.02 Barcelona - D.La Coruna 3 - 2
17.02.01 Barcelona - D.La Coruna 2 - 3
01.10.00 D.La Coruna - Barcelona 2 - 0
18.03.00 Barcelona - D.La Coruna 2 - 1
Fitore tė Barēės : 6
Fitore tė Deportivo : 4
Barazime : 0
Rajkard: Tash sigurisht do tė na besojnė mė shumė
Trajneri i Barcelonės, Frank Rajkard ėshtė shprehur i kėnaqur me lojėn e skuadrės sė tij kundėr Manēester Junajtedit, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale qė u zhvillua tė mėrkurėn nė "Nou Camp".
"Shpresoj se pas lojės sė treguar nė kėtė ndeshje, mė shumė njerėz besojnė se ne do tė mund tė kalojmė nė finale. Ishte e qartė se ne u pėrpoqėm maksimalisht pėr tė arritur te fitorja, por nuk ia arritėm qėllimit. Megjithatė, gjithēka mbetet e hapur. Manēester Junajtedi e di se nuk do ta ketė tė lehtė nėse ne shėnojmė gol nė ndeshjen e kthimit. Nė 'Nou Camp' ata kryesisht qėndronin pas topit dhe ishin mjaft mirė tė organizuar nė mbrojtje dhe kėrcėnuan portėn tonė vetėm nėpėrmjet kundėrsulmeve. Rezultati 0:0 natyrisht se nuk ėshtė aq i mirė pėr ne, por me rėndėsi ėshtė qė nė ndeshjen e kthimit tė shėnojmė. Me rėndėsi ėshtė se krijuam raste dhe shpresoj se nė ndeshjen e kthimit Manēester Junajtedi do tė luajė lojė mė tė hapur", ka pohuar Rajkard.
Iniesta: Ndeshja e dytė ėshtė vendimtare
Andres Iniesta nuk ėshtė i befasuar se gjysmėfinalja e Ligės sė Kampionėve, ndėrmjet Barcelonės dhe Manchester Unitedit, do tė vendoset nė Old Trafford, dhe ai ėshtė i bindur se Blaugranėt janė tė pėrgatitur tė shkojnė atje dhe tė fitojnė.
“Duhet tė punojmė shumė dhe duhet tė kemi nė mendje se jemi vetėm 90 minuta larg finales. Tė gjithė e dimė se ēka na pret atje. Nėse dėshirojmė tė jemi nė finale duhet ta bėjmė hapin pėrfundimtar”.
“Fatkeqėsisht, nuk arritėm tė shėnojmė dhe ndeshja duhet tė vendoset Old Trafford. Por jam i sigurt se do tė gjejmė mė shumė hapėsira atje dhe do t’i shfrytėzojmė mundėsitė qė do tė na jepen”, ka thėnė mesfushori i Barcės.
Laporta: Kemi lojtarė mė tė mirė se Man Jun
Presidenti i Barcelonės, Joan Laporta, beson se Barcelona ka lojtarė mė tė mirė se sa Manchester United dhe se ekipi i tij nuk mund tė ndjehet inferior, pas barazimi pa gola, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Ligės sė Kampionėve, tė zhvilluar nė Camp Nou.
“Nuk e shohim veten si inferior ndaj askujt, pasi qė luajmė futbollin mė tė mirė nė botė dhe kemi lojtarė me kualitet mė tė mirė se ata. Shpresoj qė ėndrra jonė tė bėhet realitet dhe do tė jemi nė gjendje tė arrijmė nė Moskė”, ka thėnė Laporta.
Barcelona dominoi ndeshjen nė Camp Nou, por nuk ishte nė gjendje tė thyejė mbrojtjen e United dhe tė ēojė topin nė rrjetėn e Van der Sar, derisa Djajtė e Kuq nuk shfrytėzuan rastin e penaltie tė hershme, tė cilėn e huqi Cristiano Ronaldo.
“Kemi ndjenjėn se mund tė kishim nxjerrė mė shumė nga ndeshja. Por ka edhe 90 minuta tjera tė mbetura dhe kemi lojtarė shumė tė mirė”, ka thėnė spanjolli.
F.C. Barcelona - Manchester United

Sonte do tė zbresin nė Kamp Nou gjigandėt e futbollit botėror, ata do tė jen saktsisht Djajt e Kuq nga Manchesteri, dhe Katalonasit e Barcelonės.
Si duket qė tė dyja ekipet do tė japin maksimumin dhe do tė jenė shumė tė fokusuara nė kėtė ndeshje, duke marrur parasysh formen e lartė tė treguar nga Djajtė e Fergusonit, pėrballė sulmit mė tė fortė nė botė nė
krye me tė riun Messi, 'tigrin' e ashtuquajtur Samuel Eto´o pėrkrah tyre edhe mesfusha spanjolle Xavi-Iniesta. Por si duket Manchesterin e kanė favorizuar shumica, por nė anen tjeter katalonasit janė shumė tė fokusuar dhe mendojnė qė edhe kėtė herė do t'ia dalin, drejt rrugės pėr nė Moskė.
Postuar me 23 Apr 2008 nga arlindi
Vidhet villa e Frank Rajkardit

Frank Rajkard dhe familja e tij pėrjetoi njė moment tė ēuditshėm. Trajneri i Barcelonės pas vilėn e tij tė plaēkitur nė natėn midis sė dielės e sė hėnės, kur ai nuk ndodhej nė shtėpi. Lajmin e dha gazeta spanjolle “El Mundo”. Vjedhėsit morrėn bizhuteri dhe sende me vlerė. Policia e konsideroi punėn si shumė “profesionale”.
Postuar me 23 Apr 2008 nga Besniik