Rijkaard: Humbja ėshtė e pashpjegueshme
Trajneri i Barcelonės, Frank Rijkaard, ėshtė tėrėsisht i pakėnaqur pas humbjes sė mbrėmshme ndaj Betisit me rezultat 3-2, edhe pse ishte nė epėrsi prej 2-0 nė pjesė tė parė.
Bojan Krkic dhe Samuel Eto’o shėnuan pėr tė sjellė epėrsinė pėr Barcelonėn, para se nė pjesė tė dytė dy gola tė Edu (i cili humbi edhe njė penalti) dhe njė gol nga Juanito, sollėn fitoren pėr vendasit e Real Betis.

“Ėshtė shumė e pashpjegueshme dhe jam shumė i turpėruar. Ėshtė vėrtetė vėshtirė ta shpjegosh dhe po thuajse nuk mund tė besoj se si u ndryshua loja nė pjesė tė dytė. Nė pjesė tė parė ishim tėrėsisht dominues”, ka thėnė trajneri Holandez.

Kjo humbje i kushton Barcelonės edhe me humbjen e vendit tė dytė, pasi qė nė kėtė pozitė ngjitet Villarreal, qė fitoi me rezultat 3-0 derbin pėrballė Atletico Madridit. Villarreal tash grumbullon 59 pikė, njė mė shumė se Barcelona, qė mbetet me 58 pikė. Real Madrid kryeson me 62 pikė, derisa sot do tė presė nė Bernabeu, ekipin e Sevillas
0 Komente
Postuar me 30 Mar 2008 nga Korab
Name:
E-mail: (optional)

| Forget Me
Content Management Powered by CuteNews