Laporta: Ka pėrfunduar njė cikėl i suksesshėm!
Presidenti i Barcelonės, Hoan Laporta, pranoi pas fitores 5:3 tė skuadrės sė tij pėrballė Mursias, se ka ardhur fundi i njė cikli shumė tė sukseshėm dhe qė i ka dhėnė momente shumė tė bukura atij dhe tė gjithė skuadrės. “Ka pėrfunduar njė cikėl qė na ka dhėnė shumė momente tė bukura dhe alegrie, si fitimi i kampionatit dhe Champion League nė vitin 2006. Nėse pėrfundon njė cikėl, atėherė edhe personat e grupit nuk janė mė tė njėjtė. Jo tė gjithė, por pjesa mė e mirė e tyre. Te Barēa ka shumė lojtarė tė rinj qė mund tė bėjnė mė shumė dhe t’i japin kėtyre tifozėve momente akoma mė tė bukura. Mė vjen keq qė ndodhi kėshtu, megjithatė nė futboll kėto janė gjėra tė pranueshme. E rėndėsishme ėshtė qė gjatė kėtyre pesė viteve, si unė dhe skuadra kemi marrė shumė momente alegrie”, tha padroni i Barcelonės. Pas ēdo dėshtimi, nė skuadėr vijnė edhe ndryshimet, pėr tė cilat Laporta tha se do tė bėhen kėtė verė, pėr tė ndėrtuar njė Barcelonė tė madhe pėr sezonin e ardhshėm. “Do tė jetė njė proēes rinovimi, pėr tė cilin skuadra ka shumė nevojė. Duhet qetėsi dhe pjekuri pėr tė nisur punėn tonė dhe pėr ta bėrė atė sa mė mirė. Unė besoj shumė te kjo skuadėr, e cila qė nė sezonin e ardhshėm mund tė fillojė tė fitojė tituj”. Nė fund, presidenti Laporta komentoi protestat e tifozėve dhe kėrkesėn e tyre pėr dorėheqje. “Nuk di ēfarė tė them. Unė i kuptoj shumė mirė ata tifozė, tė cilėt ashtu si unė prisnin mė shumė nga skuadra. Unė kam njė projekt tė madh pėr kėtė skuadėr dhe jam i bindur qė do tė jetė i suksesshėm. Gjėrat nuk janė mė aq tė lehta, por jam i bindur se mund t’ia dalim mbanė. Unė besoj se me mbėshtetjen e tyre, mund ta ēojmė edhe mė pėrpara kėtė Barcelonė”.
0 Komente
Postuar me 19 May 2008 nga Laabi
Name:
E-mail: (optional)

| Forget Me
Content Management Powered by CuteNews