Laporta: Do tė mbaj Rajkard

"Kontrata e Rajkard me klubin ėshtė deri nė vitin 2009, por personalisht shpresoj qė ai tė qėndrojė nė krye tė skuadrės deri nė fund tė mandatit tim nė krye tė Barēės, nė vitin 2010", tha Laporta. "Kemi besim maksimal te holandezi. Ai ėshtė njė person shumė i pėrgatitur, as qė nuk e mendoj tė ndryshoj trajner". Njė prej emrave tė lakuar pėr tė zėnė vendin e Rajkard ka qenė Johan Krujf, i cili ėshtė edhe njė nga kėshilltarėt e afėrt tė Laportės. Megjithatė, presidenti e ka hedhur poshtė kėtė mundėsi: "Krujf takohet mjaft shpesh me Rajkard, ata janė shumė miq. Nė disa raste sė bashku me ata qėndron edhe Ēiki Begiristan dhe bisedat e tyre janė rreth taktikave dhe teknikave tė futbollit". Fakti qė ky ėshtė njė sezon i vėshtirė pėr Barcelonėn ėshtė kuptuar edhe nga vetė futbollistėt. Pėr tė ndryshuar disi situatėn ka menduar kapiteni Karles Pujol, qė u ka rekomanduar shokėve tė lexojnė librin "Filozofia e triumfit", tė shkruar nga Majkėll Xhordan. Duke u bazuar nė eksperiencėn e tij tė madhe, aty legjenda e basketbollit amerikan shpjegon rrugėn pėr tė fituar nė sport, duke u bazuar te impenjimi, profesionaliteti dhe sakrifica.
0 Komente
Postuar me 31 Jan 2008 nga GraaniT
Name:
E-mail: (optional)

| Forget Me
Content Management Powered by CuteNews